Share This Post

Dyspraxia / Tekste të zgjedhura

SI TI NDIHMONI VETES SUAJ

SI TI NDIHMONI VETES SUAJ

Për fat të keq nuk ka ilaç që shëron dispraksinë –  normalisht sepse dispraksia nuk është sëmundje. Dispraksia është një gjendje e përjetshme dhe prandaj duhet vepruar sipas simptomave  në  mënyrë që ta lehtësoni gjendjen. Lexo disa këshilla për vetë ndihme:

RELAKSIM, SPORT DHE USHTRIME

Teknikat për relaksim na mundësojnë ti përkushtojmë vëmendje trupit tonë në një mënyrë pozitive. Teknikat për relaksim është më së miri të kombinohen me aktivitete sportive dhe ushtrime, me qëllim që ndikimi i tyre tek personat të cilat vuajnë nga dispraksia të jetë më efektiv.

Teknika për vizualizim dhe mendim pozitiv e rekomanduar për dispraksinë   (Dianne Zacchero)

Së pari fillo të relaksohesh në  këtë mënyrë:

  • Mbylle telefonin dhe vendosu në një vend komfor dhe të qetë e pa zhurmë;
  • Zgjedh muzikë të qetë, muzikë që të qetëson;
  • Ulu në karrige të rehatshme duke u kujdesur që kurrizin ta mbash drejtë;
  • Mbylli sytë dhe koncentrohu tek këmbët;
  • Fillo të marrësh frymë thellë duke paramenduar se ajri hyn në trupin tënd nga këmbët;
  • Mbaje ajrin në diafragmë për 15 sekonda pastaj lëshoe ngadalë duke e relaksuar tërë trupin.

Pastaj fillo të vizualizosh skenat e mëposhtme:

Kalon nëpër vendin tënd të preferuar. Sheh se si lëvizin këmbët dhe duart e tua. I gjithë trupi lëviz. Një njollë po të afrohet. Ngadalë përshpejtohet dhe të afrohet ende më shumë. Ngadalë merr formën e një mali. Qëndron para tij dhe ngadalë  fillon të hapërosh nga poshtë drejt majës së malit. Siç je duke shkuar më lartë kthen kokën mbrapa dhe vëren gjithë irritimet, sulmet, fyerjet dhe dështimet në jetën tënde. I shtyn ato poshtë malit, por ato mbesin prapa teje. Ti ngjitesh lart e më lartë gjer në majën e malit.

Tani gjendesh në një rrafshnaltë në majën e malit. Sheh rreth malit lugina të mrekullueshme. Ke ardhur te vendi ku doje të ishe. Qëndro aty një deri dy minuta duke paramenduar veten sikur je duke bërë gjëra që ke dëshirë ti bësh. Ngadalë lësho frymën, hapi sytë dhe kthehu në botën reale i freskët dhe i relaksuar.

Për njerëzit të cilët vuajnë nga dispraksia shumë e dobishme mund të jetë: joga, masazhet, aroma terapia dhe dëgjimi i muzikës klasike. Sistemi i lashtë kinez për ushtrime fizike Tai Çi bazohet mbi teknikat për të marrë frymë lehtë, lëvizjet ritmike dhe ekuilibrin.

 

SPORT

Përvojat shkollore shpeshherë krijojnë pakënaqësi për pjesëmarrje në sport te nxënësit të cilët vuajnë nga dispraksia dhe për të cilët orët e edukatës fizike paraqesin “makth”. Aktivitetet që kanë të bëjnë me gjuajtjen dhe kapjen e topit, ngjitja në litar si dhe gjimnastika me vegla gjimnastikore për to paraqet vështirësi të madhe. Ato çdoherë janë të fundit, të përqeshur dhe të kritikuar nga ana e mësimdhënësit.

Megjithatë aktiviteti fizik është tejet i rëndësishëm për shkak se bën përmirësimin e mbajtjes së trupit, respektivisht qëndrimit, koordinimit të duarve, këmbëve dhe syve si dhe përmirëson vetëdijen hapësinore.

Kështu për shembull:

GJUAJTJA  e përmirëson koordinimin dhe ndjenjën për vlerësim të distancës;

BOULLINGU ndihmon në vlerësimin e distancës dhe përmirëson orientimin hapësinor;

KALËRIMI është sport i shkëlqyer për zhvillimin e ekuilibrit. E përmirëson lëvizjen e trupit dhe i përforcon muskujt. Ndjekja e vazhdueshme dhe dhënia e instruksioneve mundësojnë që më lehtë të bëhet dallimi mes anëve “djathtë” dhe “majtë”;

SPORTE LUFTARAKE – Aikido, karate, xhudo  dhe tekvondo ndihmojnë për koordinim, zhvillim të aftësive për kalim nga një aktivitet në aktivitet tjetër si dhe për trajtim të stresit.

PILATES si sistem i ushtrimeve ndihmon për integrimin e trurit, trupit dhe shpirtit. Pilates ndihmon për frymëmarrje të drejtë, koordinim, koncentrim, lëvizje të drejtë të trupit si dhe për relaksim.

SPORTET UJORE – Noti individual dhe kanotazhi (në ekip) jep mundësi të shkëlqyer për lëvizje të duarve në të dy anët e trupit, respektivisht duke kaluar në vijën qendrore të trupi. Kjo është tejet e rëndësishme për koordinimin e anës së djathtë dhe të majtë të trurit, me çka ushtrohet ekuilibri i dëmtuar gjatë dispraksisë.

 

 

Share This Post

Leave a Reply