Share This Post

Teknikat e vetë-ndihmës

Strategjitë e kujtesës

Strategjitë e kujtesës

Disleksikët shpeshherë kanë probleme me kujtesën afatshkurtre. Strategjia më e lehtë dhe më e thjeshtë për të kujtuar është koncepti i mapimit.

  • Koncepti i mapimit

Ekzistojnë strategji shumë efektive të cilat u mundësojnë disleksiskëve ta lexojnë punën e shkruar dhe ti sfidojnë vështirësitë e tyre me kujtesën afatshkurtër. Kjo teknikë quhet Koncept i mapimit dhe është e ngjashme me metodën e Mapimit mendor.

Koncepti i mapimit u mundëson disleksikëve ti zbulojnë mosmarrëveshjet me informatat e fituara në mënyrë të rastësishme, e më pas ti riorganizojnë në pjesë koherente të punës me shkrim.

  • Çfarë saktësisht paraqet koncepti i mapimit?

Marrja e shënimeve është proces linear i cili ndonjëherë paraqet problem për disleksikët.  Koncepti i mapimit është një mënyrë multisensorike dhe vizuale e marrjes së shënimeve që ndihmon në mënyrën në të cilën personi me disleksi i sheh dhe vëren informatat. Multisensorik për shkak se përdoren ngjyra të ndryshme. Sa më shumë ngjyra përdoren aq më mirë. Gjithashtu përdoren mjaft forma, vizatime dhe simbole.

Në fakt si duken këto  koncept – harta? Në kuptim të gjerë koncept – hartat duken si shumë mendime të vendosura në flluska të vogla të cilat lidhen me vija. Sigurisht që këto flluska nuk domethënë së duhet të jenë flluska, por mund të jenë në forma të ndryshme.  Vijat që do ti lidhin flluskat mund të kenë çfarëdo forme. Qëllimi kryesor i kësaj është që mendimet e ngjashme ti lidhni me ngjyrë dhe formë të njëjtë ose të ngjashme.

  • Krijimi i koncept hartës

Krijimi koncept hartës mund të jetë shumë i thjeshtë ose shumë i ndërlikuar, varësisht nga vet ju. Që të bëni një koncept hartë të plotë u nevojiten:

  • Letër e madhe
  • Markerë me ngjyra
  • Si alternativë mund të përdorni edhe fletë ngjitëse në të cilat do të mund të shkruani.
  • Të fillojmë

Që të fillojmë me krijimin e koncept hartës në mes të letrës duhet ta shënojmë idenë kryesore. Për shembull nëse përgatisni dokument për evakuim gjatë zjarreve në mes të faqes duhet të shkruani EVAKUIM.

Tani mendoni për atë se çfarë ju lidh me evakuimin. Çdo asociacion shënoni në fushë të veçantë, p.sh. Bombol gazi zjarrfikës, Zjarrfikës, Ndihma e shpejtë, Dalje për evakuim  etj.

Veç më jeni të përgatitur të kaloni në detaje. Zgjidhni një flluskë dhe mendoni për më shumë ide lidhur me termin e shkruar në atë flluskë, p.sh. zgjidhni flluskën Dalje për evakuim dhe po kësaj flluske i shtoni flluska të tjera që lidhen me të parën. Pasi që ti keni shënuar të gjitha gjërat lidhur me atë flluskë kaloni në flluskën tjetër e kështu me radhe deri sa ti mbaroni të gjitha.

Mos u shqetësoni se koncepti i hartave mund te duket kaotik, kjo nuk është aspak e frikshme. Qëllimi gjithë kësaj është që ju ti organizoni mendimet tuaja në mënyrë që të mundeni ti lidhni ato mes vete.

 

Share This Post

Leave a Reply