Share This Post

Dyslexia / Tekste të zgjedhura

VALLË ÇRREGULLIMET EMOCIONALE SHKAKTOJNË DISLEKSINË?

VALLË ÇRREGULLIMET EMOCIONALE SHKAKTOJNË DISLEKSINË?

Disleksia në vete nuk paraqet problem të madh. Mijëra persona me disleksi e gjejnë stilin e tyre të ndryshëm të mësimit me qëllim  që ti arrijnë së shkathtësitë e caktuara akademike. Problemi qëndron në atë se harxhojnë shumë mund dhe energji  që të kyçen në sistemin e zakonshëm arsimor i cili parimisht themelohet mbi shkrim leximin.

Duhet të jeni të kujdesshëm. Kur të vëreni shenja të disleksisë  duhet të reagoni në mënyrë që të mos vijë deri te çrregullimet emocionale të cilat nuk janë edhe aq të rralla tek personat që vuajnë nga disleksia.

VALLË ÇRREGULLIMET EMOCIONALE SHKAKTOJNË DISLEKSI?

Hulumtimet tregojnë se disleksia  shkaktohet nga faktorë biologjik e jo emocional  dhe nga problemet familjare. Samuel Orton është një nga hulumtuesit e parë që përshkruan aspektin emocional të disleksisë. Hulumtimet e tij tregojnë se një numër i madh i fëmijëve prej lindjes e deri në moshën parashkollore janë të lumtur dhe janë përshtatur mirë me mjedisin.  Problemet e tyre emocionale fillojnë të zhvillohen me fillimin e shkrim leximit, kur ato nuk mund ti përshtaten sistemit të zakonshëm arsimor dhe metodikave arsimore. Megjithatë, pjesa  më e madhe e hulumtimeve tregojnë se disleksia është gjenetike dhe se nuk shkaktohet nga qasja e keqe e prindërve, nga problemet në familje ose nga depresioni dhe ankthi në fëmijëri.

PËRSE DISLEKSIA IRRITON DHE DEKURAJON?

Irritimet tek fëmijët me disleksi kryesisht vijnë nga ajo se ato nuk mund ti përmbushin pritjet nga mjedisi. Prindërit dhe mësimdhënësit i shohin fëmijë të mprehtë dhe entuziast që edhe përkrah mundimeve nuk mund të lexojë dhe shkruaj mirë. Me kalimin e kohës mund të dëgjohet: Po, ai është aq fëmijë i mprehtë – vetëm edhe pak të ishte munduar. Ironike, por askush nuk e din se sa këta fëmijë mundohen. Tek nxënësit të cilët vuajnë nga disleksia dhimbja se nuk mund ta arrijnë atë që pritet është shumë e madhe, posaçërisht te ato fëmijë të cilat anojnë kah perfeksionimi por nuk mund ta arrijnë atë. Ato zhvillohen në persona të cilat mendojnë se të gabuarit është tmerr i vërtetë.

Si një rregull, fëmijët me disleksi bëjnë shumë gabime pa dashje dhe të pakuptimta. Reagimet e rrethit, respektivisht të qeshurat i irritojnë ato dhe shkaktojnë një  ndjenjë inferioriteti. Fëmijët me disleksi shpeshherë kanë probleme me lidhjet shoqërore që reflektohen në mënyrat në vijim:

  • Ato mund të jenë më pak të zhvilluar fizikisht ose në aspektin shoqëror në krahasim me moshatarët e tyre, që rezulton me krijimin e një fotografie të keqe për veten dhe refuzim nga ana e moshatarëve.
  • Papjekuria e tyre shoqërore mund ti bëjë ato të papajtueshëm në marrëdhëniet dhe situatat shoqërore.
  • Shumë fëmijë të cilët vuajnë nga disleksia e kanë të vështirë leximin e shenjave shoqërore për mjedisin, respektivisht mund të jenë të pavetëdijshëm për distancën e  cila është e nevojshme për komunikim me tjerët.
  • Fëmijët të cilët vuajnë nga disleksia shpeshherë kanë probleme me gjuhën e folur, në atë kuptim se jo çdoherë mund ta vendosin fjalën e duhur në vendin e duhur. Me fjalë tjera, ndonjëherë e kanë të vështirë ti shprehin mendimet e tyre me fjalë. Gjithashtu, shumë shpesh u ndodh që të mos munden tu përgjigjen pyetjeve të parashtruarashpejt. Kjo bëhet veçanërisht irrituese në periudhën e adoleshencës, kur të folurit zë vend qendror në komunikimin mes tinejxherëve.

Share This Post

Leave a Reply