Share This Post

Dyslexia / Këshilla

VALLË DISLEKSIKËT MUND TË ARRIJNË SUKSES NË SHKOLLË DHE JETË?

VALLË DISLEKSIKËT MUND TË ARRIJNË SUKSES NË SHKOLLË DHE JETË?

Ekziston diçka shumë interesante lidhur me faktin se shumica e drejtorëve ose politikanëve kishin nota më të ulëta gjatë shkollimit të tyre. Një nga këto është edhe shembulli me Stiv Xhobs i cili në shkollë kishte nota treshe ndërsa formoi kompaninë më të madhe dhe më fitimprurëse në botë. Çfarë, nëse këto tregime flasin më tepër për kualitetit e shkollave dhe arsimit në përgjithësi? Sipas statistikave shkollat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i kanë aftësitë dhe praktikat më të mira të cilat janë të nevojshme për sukses të mëtutjeshëm në jetë edhe atë pasi që të mbarohet shkolla e mesme.

Tronditës është fakti se një numër i madh i nxënësve të cilët kanë mbaruar shkollën e mesme pasi që të regjistrohen në kolegj kërkojnë të përcjellin orë plotësuese. Konkretisht, Nju Jorku, i cili është ndryshe nga qytetet e tjera e ndjek këtë statistikë dhe punon lidhur me këtë problem. Shumica e qyteteve dhe shteteve i adaptohen kësaj zgjidhjeje duke u fokusuar gjithnjë e më shumë në aftësitë dhe nivelet më të larta, siç janë zgjidhja e problemeve, mendimi kritik dhe kreativiteti. Ka ardhur koha të bëhet një qasje shumë e ngjashme për edukimin e studentëve të cilët kanë vështirësi dhe dallime në mësim.

Për fat të keq, një kohë të gjatë edukimi i studentëve të cilët kanë vështirësi në mësim zhvillohet ndaras nga mësimi i rregullt, respektivisht për to aplikohet program special arsimor. Krahas asaj se vetë termi special sugjeron në atë se bëhet fjalë për vendosjen e një metode të re arsimore, ajo nuk është e nevojshme për nxënësit të cilët vuajnë nga disleksia. Nxënësit të cilët kanë vështirësi në mësim, janë plotësisht të aftë të marrin pjesë në mësimin klasik nëse shkolla bashkë me mësimdhënësit janë të gatshëm të bëjnë dhe të vendosin ndryshime.

Nxënësit të cilët kanë vështirësi në mësim kanë talent të madh, kreativitet të lartë dhe potencial akademik dhe mos e lëmë pa e përmendur gjithashtu edhe potencialin për të mësuar nga përvoja duke u ulur  në mes moshatarëve të tyre.   Shumica e sistemeve shkollore nuk e njohin këtë mundësi për nxënësit  dhe shokët e tyre të klasës që mësojnë ndryshe nga të tjerët. Merreni si shembull disleksinë. Një listë e madhe e personave të cilët vuajnë nga disleksia kanë sukses të shkëlqyer në karrierat e tyre edhe atë duke filluar nga kryetari Vinston Çerçill dhe gjenerali Xhorxh S. Paton e deri te Stiven Spillbergu, Tomi Hilfiger dhe Riçard Brenson.

Pse ka kaq shumë sipërmarrës të cilët vuajnë nga disleksia? Ndoshta për shkak se personat të cilët vuajnë nga disleksia janë të bllokuar në një sistem i cili nuk kujdeset dhe nuk i njeh aftësitë e tyre dhe është e nevojshme që të mendojnë vetë jashtë kufijve të këtij sistemi ose shkaku se janë ballafaquar me vështirësi që nga mosha e hershme. Nxënësit të cilët kanë mësuar ta tejkalojnë dështimin dhe të demonstrojnë këmbëngulje dhe elasticitet (shpesh të kombinuara me mjedisin familjar) janë shumë të suksesshëm në shkollë dhe më gjerë.

Aftësitë si kreativiteti, ndjeshmëria dhe krijimtaria janë mjaft të nevojshme që të shihet se kush mund të jetë më i gjindshëm dhe më i suksesshëm në jetë.  Këto aftësi dhe shkathtësi vërehen tek nxënësit të cilët vuajnë nga disleksia. Nëse personat të cilët vuajnë nga disleksia janë të aftë të mendojnë jashtë kufijve, u adaptohen situatave të reja dhe bëjnë zgjidhjen e problemeve, që paraqesin çelës kryesor për të arritur sukses në jetë dhe punë, shkollat janë ato të cilat duhet ti shpërblejnë për këto aftësi.  Në vend të asaj, nxënësit të cilët vuajnë nga disleksia i vendosin në atë sistem shkollor në të cilin suksesi është jashtë arritjes. Bota e korporatave gjithashtu ka kuptuar se aftësitë për zgjedhjen e problemeve janë indikator më i madh i suksesit se sa performancat e zakonshme të punonjësve.

Përderisa sistemet shkollore i shmangen këtij problemi një numër i madh i edukatorëve në botë kanë pranuar sfidën të aftësojnë veten e tyre ndaj nevojave të nxënësve të cilët vuajnë nga disleksia. Në numrin më të madh të shkollave të specializuara për disleksi në pjesën veriore të Nju Jorkut po përgatiten sesione mësimore  individuale për adaptimin e mësimit sipas nevojave të secilit fëmijë duke u lejuar nxënësve të përparojnë personalisht.  Në qendrën e Jielit për disleksi dhe krijimtari, Dr. Sally Shaywitz bën hulumtime për atë se: Cilat janë mënyrat më të mira për tu ndihmuar personave të cilët vuajnë nga disleksia, ti shfrytëzojnë potencialet e tyre, krijimtarinë, ndjeshmërinë dhe mendimin kritik për të arritur qëllimet e vendosura në jetën e tyre. Në rastet më të mëdha, eksperti kryesor për disleksi, mjeku Dijana King, në  vitet e fundit shumë shpesh i fton nxënësit të ngrenë dorë nëse kanë nevojë ta ftojnë zanën magjike që ti stërpik ato me pluhurin magjik dhe disleksia e tyre të zhduket. Asnjëherë asnjë dorë nuk u ngrit. Fëmijët në këtë qendër janë të gatshëm dhe të etur për ta shfrytëzuar potencialin e tyre me vetë kyçjen në sistemin arsimor. Ka ardhur koha që pjesa më e madhe nëse jo edhe të gjithë sistemet arsimore të ndihmojnë në formimin e një sistemi adekuat arsimor për nxënësit të cilët vuajnë nga disleksia.

Share This Post

Leave a Reply