Share This Post

Persona të famshëm

Xhon Lenon – disleksiku i shekullit të kaluar

Xhon Lenon – disleksiku i shekullit të kaluar

Kanë kaluar më shumë se  30 vite nga vdekja e njërit nga artistët më madhështor dhe më me ndikim në botë – Xhon Lenon.

Shumica kanë menduar se Lenon asnjëherë nuk do të arrinte sukses, sidomos për shkak se rridhte nga një familje jofunksionale e cila jetonte në një geto në Liverpul.

Lenoni u rrit nga ana e tezes Mimi e cila shpesh i thoshte: “Të shkon shumë mirë me kitarën, Xhon, por asnjëherë nuk do të mund të jetosh me të.

Kënaqej kur e dëgjonte Elvis Prislin në radio, por e kishte shumë të vështirë ti mbajë mend tekstet e këngëve dhe shumë shpesh i këndonte ato ashtu si i vinte atij më lehtë. Gjatë shkollimit u ballafaqua me shumë vështirësi në mësim, me përjashtim të muzikës dhe artit. Në shkollë e karakterizuan si problematik dhe nxënës të papërgjegjshëm, gjë që solli deri në përjashtimin e tij nga shkolla. Ai gjen mënyrën dhe regjistrohet në kolegj falë aftësive të tija të shkëlqyera për muzikë  të cilat i vërejti vetë drejtori i kësaj shkolle.

Problemet që kishte ai në shkollë, posaçërisht me leximin dhe të mbajturin mend të teksteve tregojnë se ai vuante nga disleksia, edhe pse asnjëherë zyrtarisht nuk është diagnostifikuar me disleksi. Pavarësisht pengesave që kishte për shkak të disleksisë vendosmëria dhe kreativiteti i tij i ndihmuan të bëhet një nga muzikantët më të mirë në botë.

 

 

Share This Post

Leave a Reply